Digjet një veturë në Prishtinë, dyshohet se automjeti është në pronësi të bashkëshortes të autorit të një emisioni të njohur

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të së shtunës, në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët kanë intervenuar për ta lokalizuar zjarrin.

Deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar, po ashtu ende nuk dihet se kush ka qenë shkaktari i zjarrit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se automjeti është në pronësi të bashkëshortes të autorit të emisionit të dashurisë, It’s my Love.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Rrahje mes dy personave në një barnatore në Prishtinë