Digjet një veturë me targa serbe në veri

Një veturë me tabela të Beogradit është djegur pas mesnatës të së dielës në Lagjen e Boshnjakëve në veriun e Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

“Ende nuk dihen motivet e rastit. Hetimet janë duke u zhvilluar, teksa dyshohet për “zjarrvënie””, tha ai.

Lexo edhe:  E pranon fajësinë dhe pendohet, shkroi se do t’ua japë nga 50 euro kushdo që e voton Albin Kurtin