Avokatja e gruas së Akil Gjakovës: Ka pasur vazhdimisht dhunë fizike dhe psiqike nga bashkëshorti

Aurora Mulhaxha, avokatja e gruas së xhudistit, Akil Gjakova, i cili po dyshohet për dhunë në familje ka folur për herët të parë ekskluzivisht për Gazetën Insajderi lidhur me gjendjen që ka klientja e saj. Sipas avokates, e dëmtuara ka pasur në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike e psikologjike nga bashkëshorti i saj. Përpos burrit të saj, sipas avokates, dhunë kanë ushtruar edhe familjarët e tjerë të xhudistit kosovar, Akil Gjakova.

Avokatja, Aurora Mulhaxha ka deklaruar se gjendja e gruas ka qenë shumë e rënduar derisa thotë se ajo ka menduar edhe vetëvrasjen.

Madje ajo shton se klientja e saj ka pasur dhunë edhe nga anëtarët e tjerë të familjes Gjakova.

“Përveç bashkëshortit, e njejta ka pas dhunë edhe nga anëtarët tjerë por nuk dua të nderhyje ne hetime te organeve te ndjekjes”, thotë Mulhaxha

Avokatja konfirmon për Insajderin se ka paraqit një kundërpadi ndaj të dyshuarit në procedurën e divorcit.

“E aurorizuara ime ka pasur dhunë fizike, psiqike dhe ekonomike. Të gjitha këto i kam paraqitur me kundërpadi në procedurën e divorcit. Ku gjyqtari i çështjes me te marr kundërpadin, e ka njoftu Prokurorin” ka thënë ajo.

Reagimi i plotë i avokates Aurora Mulhaxha dhënë Insajderit

Si e autorizuar e te demtuares, ndjeje keqardhje fillimisht per qasje te komenteve te personave qe e perkrahin dhunen.

Lidhur me ceshtjen, une dje isha ne pushim dhe nuk isha prane saje, por te gjitha deklarimet e bera nga i dyshuari dhe mbrojtesi i tije i konsideroj banalitet, te thuhet se nje gjudist, vet i katerti familjar qe ka qen nen zullum nga nje femen 3 vetme oa mbrojtje 40kg eshte  diqka e pa akceptushme.

Fillimisht, ne momentin kur une jam angazhu e demtuara ka qene ne gjendje para vetvrasjes, eshte padit nga bashkeshorti por duke vazhdu te jetojne se bashku, dhe duke mos e ditur deri ne pranimin e fteses per lenden e divorcit.

Lexo edhe:  Spitali i Mitrovicës u furnizua me papuçe të prodhuara në Serbi

E aurorizuara ime ka pasur dhune fizike, psiqike dhe ekonomike.

Te gjitha keto i kam paraqitur me kunderpadi ne proceduren e divorcit.

Ku gjyqtari i ceshtjes me te marr kunderpadin, e ka njoftu Prokurorin.

Dmth duhet te kihet parasysh se rasti eshte hap me PPM, dhe jo me kallxim penal nga e demtuara pasi qe frik e vetme e saj kishte qen kjo qe i ndodhi, te mbet pa shtepi rrugeve, por me njoftim dhe se Prokuroria, pa dashur te individualizohem Prokurorja e ceshtjes ka vepru mbrenda cdo shpejtesie. Seanca ka qen e caktuar me daten 11.04.2024, ku pasi kemi arrit ne Prokurori e autorizuara ime ka permend raporte ku dhunen ka kohe qe e paraqet tek nje psikologe(emer i njohur per mua), dhe per sigurimin e atyre raporteve une kam kerku nga Prokuroria shtyerje te seances per kete jave.

Pretendimi i te dyshuarit se eshte jasht vendit, eshte pretendim te i ik pergjegjesis, pasi qe vet avokati ka njoftu se diten e premte ai ka ardhe ne Kosove, dhe se e autorizuara ime posedon me mesazh ku i thot qe deren e ka te mbyll dhe se rrobat do ju qes jasht.

Sot kam kontaktuar me te autorizuaren time pasi qe isha ne pushime, dhe nga e njejta kam kuptu qe eshte e strehuar ne strehimore se bashku me djalin e mitur, dhe te njejtes ishte duke i mjaftu qe djalin e ushqen pa stres e jo ne dhomen e gjumit sic ka ndodhe me muaj.

Besoj ne organet e rendit, sidomos ne ceshtjet e dhunes se paku ne Peje ku une e ushtroje veprimtarin jan shume fleksibil ne trajtimin e ketyre ceshtjeve.

Ne emer te te demtuares i falenderoj organet e rendit, ku fjala e saj e vetme eshte “kam fillu me jetu prap”, “jam mbush prap jete”.

Lexo edhe:  Shkreton deputeti i VV-së: Mediat në Kosovë paguhen nga Soros, Rusia e Serbia

Sinqerisht shume e prekur nga ky rast, nuk dua te  zgjatem pasi qe eshte nje femije i mitur ne mes dhe nuk dua ti tejkaloj kompetencat si avokat.

Perves bashkeshortit, e njejta ka pas dhune edhe nga anetaret tjere por nuk dua te nderhyje ne hetime te organeve te ndjekjes.

Paralajmroj qe neser do ushtroj propozim per mase te perkohshme, per caktimin e alimentacionit deri ne marrjen e vendimeve definitive.