Digjet një banesë në Prishtinë, nuk dihet kah erdhi zjarri

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se me të marrë informatën, njësitë policore bashkë me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është arritur që të lokalizohet dhe të bëhet fikja e zjarrit.

Sipas pronares së banesës, në kohën kur ajo ka dalë që aty ka qenë gjithçka në rregull dhe nuk e di se çka ka mundur ta shkaktojë zjarrin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Lexo edhe:  Gazeta franceze, “Le Monde”: Kurti është afër fitores në betejën për kontrollin e veriut