Digjet bodrumi i një ndërtese në Mitrovicë, rrezikojnë jetën dhjetëra banorë

Zjarri ka kapluar bodrumin e një banese kolektive në Tunelin e Parë, të mërkurën, në orët e vona mbrëmjes, shkruan Jepi zë.

Sipas një dëshmitari, rreth 40 persona kanë arritur të evakuohen.

Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga zjarri, ndërsa pamjet e siguruara nga Jepi zë tregojnë për dëme materiale.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prizren, vjedhin para e stoli ari në vlerë të rreth 13 mijë eurove