Dhunohet një person në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:30.

Viktima është dërguar në trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë fishek. Viktima është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  “Ishin t’u nejtë, shiu ua rrëzoi shtëpinë”, detaje nga rasti tragjik i familjes Ademaj në Pejë