Dhunohet edhe një vajzë, keqtrajtohet seksualisht në Ferizaj dhe detyrohet të punojë

Vetëm në javën që lamë pas, u raportua raportuar për mbi gjashtë raste të dhunimit që janë raportuar në Polici. Në shumicën prej tyre, viktima janë vajzat e mitura. Kjo gjendje alarmante siç duket po vazhdon. Një rast tjetër i dhunimit, që dyshohet të ketë ndodhur në Ferizaj është zbuluar së fundmi. Këtë herë bëhet fjalë për një 18-vjeçare.

Burimet e Gazeta Sinjali nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin detaje se si arriti vajza ta raportojë rastin dhe të zbulohet gjithçka.

Vajza që dyshohet se u dhunua seksualisht u mbajt me dhunë në një lokal në Fushë Kosovë nga i dyshuari, ku u detyrua të punojë si shërbyese. Punës aty i kishte paraprirë keqtrajtimi seksual i vajzës, në një lokacion diku në Ferizaj.

I dyshuari F.E., fillimisht e kishte keqtrajtuar seksualisht vajzën e më pas për t’i ‘zhdukur’ gjurmët, plani i tij ishte që ta dërgonte atë në Fushë Kosovë dhe ta detyrojë për punë.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, por është zbuluar dje, kur vajza, e tmerruar nga ajo që ka ndodhur kishte arritur që përmes dikujt në lokal, të kërkojë ndihmë nga Policia. Fatmirësisht, dikush i ndihmoi dhe u zbardhën detajet e para të rastit.

Policia është aktivizuar menjëherë për të siguruar prezencën e të dyshuarit, teksa edhe vajza ka dhënë deklaratë para hetuesve, ku e prekur skajshmërisht ka rrëfyer përjetimet e saj ditëve të fundit.

Burimet thonë se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhunimi”.

Lexo edhe:  Kurti: Kërkuam më shumë ushtarë të KFOR-it shkaku i bazave ushtarake serbe rreth Kosovës