Dhunë psikike ndaj gruas në Prishtinë: Arrestohet i dyshuari
Në kryeqytet ka ndodhur një rast i dhunës në familje.
Një grua kosovare ka njoftuar organet e rendit se është dhunuar psiqikisht nga burri saj, shkruan lajmi.net.
I dyshuari është arrestuar e më pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 17.11.2023-23:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar – bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.