Dhunë në një familje në Prishtinë, djali rrah brutalisht babain e tij 62-vjeçar – ndalohet për 48 orë

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Jan Kukuzeli” të Prishtinës.

Në një shtëpi në këtë rrugë, djali 24-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, të cilin e ka grushtuar e shqelmua dhe i shkaktuar lëndime trupore.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar vet babai 62-vjeçar, i cili ka deklaruar se djali e tij e ka sulmuar fizikisht pas një zënke që patën në shtëpi, duke e goditur me një mjet metalik.

Përballë kësaj situate, ai ka kërkuar ndihmë, me ç’rast një njësi policore e ka shoqëruar të dyshuarën në stacion policor, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Burimet thonë se pas përfundimit të procedurave ndaj te dyshuarit, ai ka përfunduar në mbajtje. Prokurori i Shtetit ka vendosur që t’ia caktojë masën e ndalimit policor për 48 orë, për veprën penale “dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Arrestohet në veri politikani serb, pamjet i publikon në Facebook