Dhunë në një familje në Prishtinë, burri rrah bashkëshorten – ajo largohet nga shtëpia
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga fshati Bardhosh në Prishtinë, pasi është ankuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike.
Sinjali mëson se 23-vjeçarja ka thënë se pas një konflikti verbal me të shoqin, ai ka eskaluar duke e sulmuar fizikisht me shuplaka.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Viktima është dërguar në shtëpinë e familjes së saj, ndërsa i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.