Dhunë në një familje në Mitrovicë: 50-vjeçari rrah gruan 30-vjeçare, intervenon Policia

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Mitrovica, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pas një konflikti verbal mes tyre, burri e ka goditur gruan me shuplakë.

Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rezultat i denoncimit, 50-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Gjatë intervistimit nga hetuesit, i dyhsuari ka pranuar se posedon një armë zjarri e cila nuk ka leje valide të lëshuar nga organet kompetente dhe e njëjta është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa 30-vjeçarja ka shkuar te familja e saj.

Lexo edhe:  10 qytetarë do të udhëtojnë falas në Vjenë me financim të qeverisë së Kosovës