Dhunë në një familje në Malishevë: Burri rrah gruan, 44-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Dhunë në familje dyshohet të ketë ushtruar edhe një person në Malishevë, i cili përfundoi në Polici pas denoncimit nga bashkëshortja e tij.

Sinjali mëson se viktima fillimisht është dërguar për ekzaminime mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se ajo nuk ka lëndime trupore dhe më pas ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë.

Bazuar në dëshminë e saj, i shoqi në mënyrë sistematike ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj, gjë e cila kishte ndodhur edhe mëngjesin e djeshëm ku i dyshuari kishte shpërthyer në të shara e fyerje ndaj viktimës.

51-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që ia theu nofullën 17-vjeçarit në Skenderaj pasi e shau – Gjykata merr vendim ndaj tij