Dhunë në familje në Qendrën e Azilit në Magurë – azilkërkues palestinez sulmon bashkëshorten dhe i thyen telefonin

Një rast dhune në familje është raportuar të mërkurën paradite në Qendrën e Azilkërkuesve në Magurë të Lipjanit, ku një azilkërkues palestinez ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas burimeve nga qendra, ngjarja ka ndodhur më 22 tetor 2025, rreth orës 10:00, ndërsa rasti është raportuar në Stacionin Policor Magurë rreth orës 11:00. Fillimisht është lajmëruar si rrahje, por hetimet kanë konstatuar se bëhet fjalë për dhunë në familje.

Viktima A. K., rreth 37-vjeçare, shtetase e nacionalitetit arab (palestineze) dhe azilkërkuese në Kosovë, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj Y.S., rreth 36-vjeçare, ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe i ka thyer telefonin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe zyrtarët e QPS Lipjan dhe ekipi i emergjencës mjekësore nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMFE) – Lipjan.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është kualifikuar si “Dhunë në familje” dhe është proceduar në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

Lexo edhe:  "Thirre menihere Policinë, këtu po më rrahin", banori i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë i lutet gazetares