Dhuna s’ka të ndalur: Drenicasi tenton ta grabis ish-gruan

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë, edhe pas ndarjes shumë gra kanë probleme me ish-bashkeshortët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje, në orët e hershme të mëngjesit, në Skenderaj, ku një burrë dyshohet se ka tentuar që më forcë ta fus në veturë ish-bashkëshorten e tij, për motive ende të panjohura, shkruan portali rajoni.org

Sipas burimeve të portalit, viktima është dërguar për tretmant mjekësor, ku më pas është dërguar në strehimore.

Policia janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Policia kap të miturin duke shpërndarë drogë në kryeqytet