Dhjetëra serbë bllokojnë rrugën në Merdare, afër pikës kufitare

Një grup i serbëve e kanë bllokuar sonte rrugën kryesore drejt vendkalimit në Merdare.

Rruga është e bllokuar nga drejtimi i Kurshumlisë drejt vendkalimit Merdare.

Atje janë vendosur kamion dhe traktorë për të bllokuar rrugën, raporton Kosovo Online.

Siç kanë thënë ata, kanë bllokuar rrugën në shenjë mbështetjeje për serbët nga veriu i Kosovës, ndërsa komunikacioni aktualisht është i bllokuar në të dy drejtimet.

Lexo edhe:  “Nuk është prej nesh ai që u përngjanë të tjerëve”, i vuri flakën bredhit dhe shpërndau afishe kundër Vitit të Ri, Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit