Dhëndri e kanos ish-mikun në mes të Prishtinës, ky i fundit kërkon ndihmën e Policisë

Një përballje verbale mes dy ish-familjarëve ka alarmuar Policinë e Kosovës këtë të enjte në qendër të Prishtinës

Burime të Sinjalit brenda organit të rendit bëjnë me dije se rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, është pranuar një informacion për një rast të kanosjes që ka ndodhur në rrugën “Meto Bajraktari”, pranë kompanisë së sigurimeve.

Sipas burimeve, pronari i kësaj kompanie, F. H. ka raportuar se është ndjerë i kërcënuar nga ish-dhëndri i tij, A. P., i cili i është afruar teksa po qëndronte në kafenenë përballë biznesit të tij dhe i ka thënë: “Po të pres jashtë”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar të dyja palët. Denoncuesi ka deklaruar se është ndjerë i rrezikuar nga qasja dhe fjalët e ish dhëndërrit, ndërsa ky i fundit ka pohuar se nuk ka pasur qëllim kërcënues, por vetëm i ka kërkuar sigurimin e veturës së tij dhe i ka kërkuar falje për keqkuptime të mëparshme.

Të dy janë shoqëruar në stacionin policor për procedurat e nevojshme. Me urdhër të prokurorit , rasti është iniciuar si “Kanosje”. Hetimet janë duke vazhduar dhe rasti është në trajtim nga autoritetet kompetente.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një 46-vjeçar në shtëpinë e tij në Prizren, dyshohet për vetëvrasje