Detaje tronditëse nga vrasja në Pejë: Djali ia këputi kokën më thikë nënës së tij, më pas ia piu gjakun
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka konfirmuar vrasjen në Pejë.
Sipas raportimit te Sinjalit, vrasja ishte aq barbare sa dyshohet që djali i preu kokën nënës me thikë dhe piu gjakun.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se ngjarja e kobshme ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën “Mbreti Zog”, përcjell lajmi.net.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Driton Rugova.
Ndërkaq, kujtojmë se duke u thirrur në burimet pranë Prokurorisë, Sinjali ka raportuar se viktima është një grua, e vrarë nga djali i saj.