Detaje të reja për aksionin kundër fajdeve dhe arrestimin e Mulollit

Policia e Kosovës ka thënë se ka sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri dhe disa sende të tjera gjatë kontrollit në disa lokacione, në një aksion kundër fajdeve të mërkurën, në të cilën u prangosën katër persona.

Një nga të arrestuarit ishte edhe Bashkim Mulolli, një biznesmen nga Podujeva, i përfshirë në aferën e përgjimit të Lavdim Krasniqit, ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial.

Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Kosovës ka arrestuar Mulollin nën dyshimet për fajde. Bashkë me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Lexo edhe:  Çfarë ndodh nëse s’dëgjon”, Escobar përgjigjet prerë: Kjo nuk është çështje SHBA – Kurti