Detaje nga plagosja e policit: Jo vetëm në kraharor, atij iu gjetë predha edhe këtë pjesë të trupit

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të policit, Ekrem Neziri i cili u plagos mbrëmë në Zveçan nga banditët serb teksa po e kryente punën e tij.

Fatmirësisht i njëjtit ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Detaje më të hollësishme për të ka dhënë mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, Kirurugu Kolegeci dhe anesteziologia, Turkane.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora ka thënë se pas CT që i është bërë janë vërejtur pjesë metalike të mbetura në dy pjesë të trupit. Në regjionin e gjëndrës paratide dhe në kraharor.

Pacienti është pranuar rreth orës 08:30 minuta në gjendje stabile, në pranim pacienti është monitoruar parametrat vitale kanë qenë të gjitha vitale janë kryer edhe disa ekzaminime tjera i është bërë CT e kokës meqë rast është konstatuar se kemi pjesë të metalit apo predha, në regjionin e gjëndrës parotide dhe në regjionin e kraharorit. Pastaj në bazë të analizave biokimike dhe hematologjike është konstatuar se pacienti është stabil dhe pacienti në ëktë gjendje është dërgur në Kirurgjinë Torakal”, ka thënë Bajgora përcjell Insajderi.

Operacioni është kryer me sukses ka velrësuar kirurgu i QKUK-së, Kolgeci.

“Pas skanimit që është bërë në qendrën emergjente kemi vërejtur   në intoraksin e majt është një predhë metalike dhe kemi bërë indikacion për me hy në operacion me ekipin e anestezionit doktoreshën Turkane dhe është lajm i mirë që pacienti është jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh ai.

Kur është pyetur se kur mund të lëshohet për në shtëpi ai deklaroi se “E hëna do ta gjëjë në shtëpi’.

Edhe anesteziozija tha se operacioni është kryer me sukës e që i njëjti po trajtohet në Klinikën Torakale të QKUK-së.

Lexo edhe:  I shumëkërkuari nga FBI dyshohet për përfshirje në krimin në ‘Bon Vivant’

Para gazetarëve, paraprakisht foli Ushtruesja e Detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Raçi, e cila dha detaje për policin e plagosur. Ndërkohë që falënderoje ekipin mjekësore për trajtimin e zyrtarit.

“Jemi këtu të ju njoftojmë për gjendjen e policit Ekrem Nezeri, 82 nga Ferizaj i cili mbrëmë ka pësuar në Mitrovicë, që do të informoheni nga mjekët që është trajtuar më detajisht”, tha ajo.

“Falënderojmë edhe spitalin e Mitrovicës që e kanë trajtuar stabilizuar dhe e për shkak trajtimit kirurgjikal është trensferuar tek ne në QKUK. kanë përcjellur për trajtim në Prishtinë, ku fillimisht është pranuar nga doktor Bajgora që e ka pranu në qendrën emergjente, kirurgun Kolegecin dhe doktorëshën Turkana që kanë qenë pjesë e ekipit”, tha ajo