Detaje nga ngjarja e rëndë në Kçiq: Të lënduarit dërgohen për QKUK, 2 në gjendje të rëndë

Jepi zë ka raportuar para pak minutash se një bombolë gazi ka shpërthyer në Kçiq të Mitrovicës, me ç’rast ka lënduar shumë persona.

Disa të lënduar janë dërguar në QKUK, dy prej të cilëve janë të lënduar rëndë.

Rastin për 02 Press e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës,  13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.

Lexo edhe:  Suspendohet profesori Bekim Bejta