Detaje nga masakra në Beograd: 8 nxënës dhe roja dyshohet se u vranë nga një 14 vjeçar

Tetë nxënës dhe roja e shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” po dyshohet se janë vrarë nga nxënësi 14 vjeçar.

Siç raporton Blici serb, bazuar në të dhënat e fundit zyrtare nga MPB-JA janë vrarë tetë fëmijë dhe një roje. Ndërkohë, raportohet se edhe gjashtë fëmijë të tjerë dhe një mësues i kësaj shkolle u plagosën dhe se aktualisht janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente dhe në Tirsova.

Të shtëna me armë zjarri në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, janë dëgjuar sot rreth orës 8 të mëngjesit.

I mituri K. K. (14) që dyshohet se e ka kryer këtë vepër është nxënës i kësaj shkolle dhe është gjetur dhe arrestuar në oborrin e shkollës.

 

Lexo edhe:  Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Mbështesim transformimin e plotë të FSK-së në ushtri