Detaj që mund t’iu ketë ikur: Kurti lë të nënkuptojë se nëse mbahen zgjedhjet, VV e di që nuk mund të fitoj e vetme

“Ose zgjedhje ose marrëveshje”. Ishte deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila e cila e pati thënë këtë.

“Me këto qasje…barrikadimet e partive politike…me të vërtetë duket të dakordohemi, që ta formojmë dhe të shkojmë në zgjedhje të reja”, u pat shpreh ajo.

Përfaqësuesë të Lëvizjes Vetëvendosjes u patën deklaruar se janë edhe për zgjedhje të reja, duke u shprehur të bindur se do të jetë zgjidhje, por me letrën e këtyre të fundit drejtuar LDK’së, po del të jetë krejt ndryshe, përcjell Periskopi.

“Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Me sa duket shpresa e vetme e VV’së është një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe nëse shkohet prapë në zgjedhje. Kështu të paktën thuhet në letrën e VV’së. Sipas kësaj, VV’ja është dorëzuar për 500k e synuara.

Ndryshe, për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Në vazhdimin e seancës konstituive, të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën, në orën 10:00.

Lexo edhe:  “Fluturon” çmimi i derivateve, shtrenjëtohet nafta e benzina!