Dëshmitari i dytë kundër krerëve të UÇK-së deklarohet anëtar i LDK-së

Në seancën e së hënës, ndaj ish krerëve të UÇK-së ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellur me seanca private dhe pjesë të redaktuara. I pyetur nga ZPS-ja para se të kalohet në seancë private, dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’. “Anëtar i LDK-së jam bërë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai. Paraprakisht, ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës. Ai ka shtuar se në vitet e 90-ta LDK kishte qenë një parti e njohur dhe ka folur për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e vitit 1992.
Lexo edhe:  Një i burgosur tenton t’i japë fund jetës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren