Derisa Rita Ora këndonte me flamur serb mbi supe në Hungari, dikush në publik e valviste atë të Kosovës
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora performoi në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szieget.
Por, Ritës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.
Këngëtarja në vend se ta largonte flamurin, e mori atë dhe e vendosi madje në krah. Ky gjest i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale.
E, derisa ajo po bënte këto veprime me flamurin e shtetit që ende s’e njeh Republikën e Kosovës, dikush nga publiku vërehet që e kishte flamurin kosovar.