Dërgohet në Gjykatë ish-Polici i arrestuar për spiunazh
Ish-polici Aleksandër Vlajiq, i arrestuar për spiunazh është dërguar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ndaj të njëjtit, tanimë nga ana e Prokurorisë është ushtruar kërkesa për masën e paraburgimit dhe sot mbahet seanca dëgjimore.
Ai u ndalua nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 26 qershor, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit.
Vlajiq prej kohësh kërkohej nga Policia, pasi ka aktakuzë të ngritur nga Specialja edhe për një sulm në veri.
Ai bashkë me Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Miomir Vakiq, kishin kryer sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.