Dërgohen në mbajtje dy shoferët që dyshohet se shkaktuan aksidentin ku vdiq një 74-vjeçar në Mazgit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë në komunikacion, ka humbur jetën 74-vjeçari, Gani Curri. Curri u godit për vdekje nga vetura të cilën po e drejtonte një 49-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i ndjeri u godit nga dy vetura të cilat po drejtoheshin nga shoferët Avni Fazliu dhe Labinot Bunjaku.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.