Deputetja nga Vushtrria godet Qeverinë: Pushteti po e ushqen popullin me kriza, ndërsa veten me tregti të drogës
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti në emër të popullit është kundër popullit.
Reagimi i saj vjen pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar sot se po e shqyrtojnë mundësinë që paratë për blerjen e librave për vitin e ri shkollor t’ua transferoj drejtpërdrejt prindërve përmes platformës e-Kosova.
Ajo shkroi në Facebook se tash pushtetarët po i lënë edhe nxënësit pa libra.
“Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit. E la popullin pa rrymë, pataj ia shtrenjtoi faturën dy herë. E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%. Tash i lë edhe nxënësit pa libra”, tha Krasniqi.
“Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës”.