Deputeti serb: Nëse Radojiçiq mori pjesë në këtë akt të çmendur, e qartë se u mbështet nga Beogradi

Deputeti i Partisë Demokratike serbe, Serdan Milivojeviq tha sot se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të duhet të japë dorëheqjen sepse, siç tha ai, ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë në luftën njëditore mes tij dhe Albin Kurtit.

Duke komentuar deklaratat e ministrit, Xhelal Sveçla se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq udhëhoqi 30 serbët që sulmuan policinë në Banjskë të dielën, Milivojeviq tha se pjesëmarrja e Radojiçiqit në atë ngjarje tragjike nuk do të ishte befasi, transmeton klankosova.tv.

”Nëse Radojiçiq ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është absolutisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandar Vuçiq. Po ta kishte organizuar Radojiçiqi apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiqin”, ka thënë ai.

Ai shtoi se shtrohet pyetja se përse merr rrogë drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin, ”i cili duhet të përgjigjet se kush e çoi në vdekje rininë serbe të dielën”.

Lexo edhe:  Ky është i riu nga Gjilani që rrahu brutalisht dhëndrin 17-vjeçar dhe motrën e tij