Deputeti i zgjedhur, Xhevahir Geci, i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale – falënderon stafin mjekësor të Mitrovicës për kujdesin profesional
Deputeti i zgjedhur, Xhevahir Geci, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave ka qenë i shtrirë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një problemi shëndetësor.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka konfirmuar se ndërhyrja ka kaluar me sukses, falë kujdesit dhe profesionalizmit të stafit të repartit të Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Geci ka shprehur një falënderim të veçantë për Dr. Armir Sejdiun, duke e vlerësuar atë jo vetëm si një profesionist të shkëlqyer, por edhe si një njeri me vlera të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, ai ka theksuar përkushtimin e personelit shëndetësor në sektorin publik, duke i cilësuar ata si profesionistë të devotshëm, të cilët trajtojnë pacientët me kujdes dhe përkushtim maksimal.
Ai ka përfunduar mesazhin e tij duke shprehur mirënjohje dhe mbështetje për punën e palodhshme të mjekëve dhe infermierëve në shëndetësinë publike