Deputeti i VV-së mendon se nuk ka arsye që të shtohet numri i trupave të KFOR-it në urën e Ibrit

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka thënë se trupat e KFOR-it nuk duhet të shtohen në urën e Ibrit, por sipas tij, ata duhet të reduktohet gradualisht dhe ura të hapët për qarkullimin e automjeteve.

Rrustemi iu përgjigj edhe kritikave të SHBA-së  se Qeveria po e instrumentalizon policinë për veprimet në veri të vendit. Rrustemi tha se Policia është duke i kryer detyrat e saj për zbatim të ligjit dhe shtrirje të legjitimitetit. Sic tha Qeveria nuk lejon që gjendja në veri të mbetet status-quo.

‘’KFOR-i ka shpjeguar që bëhët fjal për stërvitje njëditore. Unë jam i bindur se nuk ka asnjë arsye për vendosur e shtuar ushtarët e KFOR-it aty. Përkundrazi, unë mendoj se ka arsye për tu reduktuar e larguar ushtarët e KFOR-it nga ura. Unë besoj që KFOR-i brenda mandatit që ka duhet të garantojë sigurinë për Kosovën. Nuk mendoj se ka potencial për destabilizim”, deklaroi ai për rtv21.

Deputeti i Rrustemi tha se Qeveria dhe Policia e Kosovës janë segmente ekzekutive për garantimin e zbatimit të ligjeve.

“Kosova ka raportin e palëkundur me SHBA-të. SHBA-ja është aleati ynë kryesor dhe më i rëndësishmi dhe i padiskutueshmi për ne. Madje, jemi të interesuar për ti thelluar dhe zgjeruar marrëdhëniet ndërshtetërore. Në anën tjetër Policia e Kosovës është polici që buron nga baza jonë kushtetuese dhe ligjore dhe që ka përgjegjësi për të zbatuar ligjin. Ka përgjegjësi për të garantuar rendin dhe ligjin në tërë territorin e Kosovës. Policia e Kosovës nuk instrumentalizohet aq më tepër nga Qeveria. Policia dhe Qeveia janë segmente ekzekutive në kuptimin e garantimit të ekzekutimit të ligjeve”, tha ai.

Lexo edhe:  Kuvendi sot mbanë seancë, ky është rendi i ditës