Deputeti i parë i VV-së që bëhet kundër Qeverisë për pagat: Të procedohen
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është i pari nga partia në pushtet, që ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.
Rrahmani në një postim në Facebook ka kërkuar që të procedohen pagat për mësimdhënësit, dhe orët e humbura të kompensohen.
“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.