Deputeti gjerman, Thomas Hacker i jep mbështetje Bedri Hamzës

Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka treguar mbështetjen e tij të fuqishme ndaj kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamzën.

Në një video të publikuar nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, Hacker thotë se PDK di se çfarë duhet bërë për ta çuar Kosovën drejt Bashkimit Evropian, për zhvillimin ekonomik e për arsim më të mirë.

“Unë jam Thomas Hacker, anëtar i Parlamentit gjerman, Bundestagut. Kam udhëtuar shumë herë në shtetin e mrekullueshëm të Kosovës dhe ju, qytetarët e Kosovës këtë të diel do të vendosni për të ardhmen e vendit tuaj. Ju do të vendosni nëse do të ndiqni rrugën evropian apo do të mbetni prapa.”

“Si një liberal, mund t’ju rekomandoj vetëm miqtë e mi të dashur Bedriun, Memlin, Vlorën dhe Bernardin nga Partia Demokratike e Kosovës. Ata e dinë se çfarë duhet bërë për ta çuar Kosovën drejt Bashkimit Evropian hap pas hapi. Ata e dinë se çfarë duhet bërë për zhvillimin ekonomik, për arsim më të mirë, dhe për bashkëpunim me fqinjët tuaj”, tha deputeti gjerman.

“PDK-ja është pjesë e familjes së partive liberale në mbarë Evropën, krahas figurave të rëndësishëm si Mark Rutte, apo Komisionerja e re e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas”.

“Prandaj le të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Le të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian. Është vendimi juaj. Ju duhet të vendosni në ditën e zgjedhjeve. Ju uroj fat dhe një zgjedhje të mirë. Faleminderit”.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur një person në qendër të Pejës