Dëmtohet parku për fëmijë me aftësi të kufizuara në Ulpianë

Këndi i lojërave për fëmijët me aftësi të kufizuara në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ditën e sotme është gjetur i dëmtuar.

Kjo hapësirë lojërash ishte ndërtuar nga organizata YARL në bashkëpunim me OSCE Misioni në Kosovë dhe Drejtorinë e Hapësirave Publike dhe Parqeve të Komunës së Prishtinës, përcjell Reporteri.net.

Në fotografitë e postuara nga “Vrojtuesit e Lagjes” shihen dëmtimet e parkut, që duken të jenë të rënda.

Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij veprimi.

 

Lexo edhe:  Zhduket një 25 vjeçare në Prizren, para 16 ditësh doli nga shtëpia në 2 të natës dhe askush nuk e ka parë