Demarkacioni me Malin e Zi, Haradinaj ka një kërkesë për Kurtin

Daut Haradinaj,nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti,që ta formojë sa shpejtë ekipin dhe të nisë punën me Malin e Zi për vendosjen e vijës kufitare më këtë shtet.

Ai thotë se zgjidhja e kësaj çështje është interes shtetëror.

“Kryeministri sa më shpejtë me kriju ekipin, sa më shpejtë me zbrit në Podgoricë me biseduar me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj në “Këndin e Debatit” në Tëvë1.

Sa i përket qëndrimeve të ndryshme të kryeministrit të Malit të Zi, Abazoviq dhe presidentit Gjukanoviq ai thotë se ka dëgjuar vetëm këtë të fundit.

Haradinaj është shprehur optimistë se ky problem do të zgjidhet.

“Nuk e kom ngu kryeministrin,e kom ngu Presidentin i cili ka thënë të kundërtën. Me Malin e Zi kemi raporte të shkëlqyera,kemi njohje reciproke. Dhe nuk kemi vullnet me pas konflikt për këtë çështje dhe unë jam optimist dhe se ka vullnet të dy anshëm”, ka thënë Haradinaj.

Lexo edhe:  Policia pajiset me këpucë të reja