Dasma kthehet në vaj: 16 vjeçari mori veturën dhe u aksidentuan, vdiq një 10 vjeçar

Në Novosellë të Kamenicës të dielën humbi jetën 10-vjeçari, Linor Bajrami.

Ai pësoi nga vetëaksidenti me veturë të cilën po e ngiste kushëriri i tij 16-vjeçar. Nga mospërshtatja e shpejtësisë, ky i fundit humbi kontrollin ndaj veturës dhe u përplas me një lis.

Arsyet që çuan në këtë aksident ende nuk dihen përfundimisht, por policia ka disa dyshime.

Kjo bën që policia të ketë një apel për krejt pjesëmarrësit në trafik.

Lexo edhe:  Burri rrah gruan në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale