Dalin subvencione për fermerët (VIDEO)
Fermeri Xhavit Rexhepi nga Rogova e Gjakovës, këtë vit mundi të aplikoj për subvencionim vetëm për dy nga tre hektarët që kishte.
E për aq sa arriti të kompletojë dokumentacionet e nevojshme, Ministria e Bujqësisë edhe ia ka bërë pagesën.
Ky thotë se këtë vit po punon pa fitime, pasi shpenzimet në plehrat bujqësore e naftë, kalojnë shumë të hyrat.
Ndërsa, brenda dy javëve të fundit, Ministri i Bujqësisë Faton Peci, në një konferencë të dielën ka bërë të ditur se janë shpërndarë miliona euro për bujqit kosovarë.
Kurse, për kultivuesit e gruri, Peci tha se iu kanë dhënë afat deri me 2 shtator që ti dorëzojnë dëshmitë e tyre të deponimit në drejtorit komunale për Bujqësisë, ku më pas do të kryhen edhe pagesat.
Këtë vit, përkrahja për këtë kategori është me 3 cent për secilin kilogram të grurit që e deponojnë në mulli.