Dalin rezultatet e Provimit të Maturës, kjo është kalueshmëria

Këtë vit kalueshmëria në provimin shtetëror të maturës është 66.04 për qind, kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Nagavci ka shkruar se sot janë publikuar rezultatet e provimit. Ajo ka thënë se provimit të maturës i cili u mbajt më 24 qershor i janë nënshtruar mbi 20 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. “Në këtë proces kanë qenë të angazhuar rreth 1600 administrues të cilët kanë qenë të vendosur në çdo sallë të testimit dhe po ashtu mbikëqyrës nga Universiteti i Prishtinës. Në krahasim me vitet e kaluara, menaxhimi i provimit ka qenë më i mirë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se akoma ka hapësirë për përmirësim dhe jemi duke punuar në këtë drejtim”, ka shkruar ajo në Facebook.
Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Vetaksident, shoferi godet shtyllën elektrike