Dalin rezultatet e provimit pranues për disa fakultete të UP-së

Disa njësi akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë shpallur rezultatet preliminare të provimit pranues për studimet themelore.

UP përmes jë komunikate për media, ka publikuar linkun ku mund të shikohen rezultet. Për të parë rezultatet, klikoni KËTU.

Gjatë këtij afati, UP-ja pritet që të pranojë 5 mijë e 497 studentë të rinj.

Njoftimi i plotë:

Njoftoheni që disa nga njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” tashmë kanë shpallur rezultatet preliminare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik 2022-23.

Për të parë rezultatet, ju lutemi klikoni KËTU.

Në vitin e parë të studimeve themelore për këtë afat, UP-ja ka hapur konkurs për pranimin e 5497 studentëve të rregullt.

Në rrugëtimin tuaj profesional, UP-ja ju uron shumë suksese!

#UnëJamUP

Lexo edhe:  IPK suspendon rreshterin e NJRSH-së, dyshohet se e rrahu keq një qytetar