Dalin pamjet: Ushtari italian i kërkoi policit kosovar ta largojë veturën nga afërsia e Urës së Ibrit

Një video e publikuar nga portali “Indeksonline” tregon disa zhvillime nga veriu i Kosovës, më konkretisht Ura e Ibrit.

Në këto pamje, shihet se një veturë zyrtare e policisë së Kosovës, gjip, parkohet pranë urës.

Megjithatë, pas disa bisedimeve nga zyrtarët policorë kosovarë dhe zyrtarë të KFOR-it Italian, veturën e largojnë nga aty.

Sipas portalit, ushtari Italian i ka kërkuar policit ta largojë veturën zyrtare nga Ura e Ibrit.

Vlen të theksohet se KFOR po qëndron mbi urën e Ibrit tash e disa ditë, në atë që është thënë të jetë trajnim.

Video

Lexo edhe:  Zbulohet fotoja e vërtetë e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj