Dalin pamjet nga policia: Kjo është droga 400 mijë euroshe që iu kap asamblistit të VV-së në Prishtinë
Asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci, është arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi që është zënë me një sasi enorme të drogës ekstazi.
Bashkë me të, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, përfshirë një person tjetër nga Kosova, shkruan lajmi.net.
Policia e Shqipërisë pak minuta më parë ka publikuar pamjet e arrestimit dhe drogës që iu kap Mujecit dhe të tjerëve.
Siç bëhet me dije, të njëjtit i është kapur drogë në vlerë 400 mijë euro, pra dikur rreth 11 mijë e 300 tableta ekstazi.
Njoftimi nga Policia:
DVP Tiranë
Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.