Dalin pamjet nga momenti i aksidentit tragjik me tri jetë të humbura në Liqenin e Badovcit

Tre persona të moshës së re – rreth të njëzetave – kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me fatalitet ku me veturë kanë rënë në liqe të Badovcit.

Ngjarja u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Policia e Kosovës për gazetën Nacionale.

Nacionale ka kuptuar se ekipe të kërkim/shpëtimuit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kërkuar deri rreth shtatë orë për të nxjerrë trupat e pajetë të viktimave.

Viktimat, siç kuptojmë, janë të moshës së re rreth njëzet vjeçarë.

Nacionale po ashtu ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një barkë e kërkim/shpëtuesve teksa kërkojnë nxjerrjen e trupave të të askidentuarve me fatalitet.

Lexo edhe:  Vushtrria fali namazin e Fitër Bajramit, palestra e sporteve e mbushur plotë