Dalin pamjet: Momenti kur serbët i dalin në rrugë ushtarit të FSK-së

Azem Kurtaj është i dyshuari që qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy serbëve dje, duke lënë të plagosur një 11 dhe një 21 vjeçar.

Pak orë pasi ndodhi rasti, ai u vetdorëzua në polici.

Indeksonline raporton se Kurtaj ishte duke lëvizur me veturë në Shtërpcë, në kohën kur atij i dolën në rrugë disa serbë.

Të njëjtit dyshohet ta kenë provokuar këtë të fundit.

Indeksonline sjell pamje ekskluzive, disa sekonda para se të ndodhte incidenti.

Lexo edhe:  A pati dhunë ndaj 2-vjeçarit në çerdhen “Xixëllonjat”? Drejtoresha: Gishtat në fytyrë ndoshta i kanë mbetur nga gjumi