Dalin pamjet kur plagosen babai me dy djemtë në Pejë, dëgjohen të shtënat e armës

Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit.

Në një prononcim për Sinjalin, prokurori kujdestar tha se tre persona janë plagosur. Ndërkohë Sinjali ka mësuar se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.

Tashmë disa qytetarë kanë xhiruar edhe momentin e plagosjes së tre personave në Pejë, ku shihen të shtrirë në rrugë.

VIDEO

Lexo edhe:  Humb jetën edhe personi i dytë nga aksidenti fatal që ndodhi pa dy dite