Dalin nga pamjet të aksionit ku u arrestua djali i Naser Kelmendit (VIDEO)

Është arrestuar Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit.

Arrestimi i tij u bë në Bosnjë e Hercegovinë në aksionin e madh policor të koduar “Rez”, i cili u zhvillua gjatë së martës në Sarajevë, Neum dhe Ilixhe.

Bashkë me Kelmendin janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë.

Gazeta boshnjake “Dnevni Avaz”, i ka publikuar pamjet të aksionit ku u arrestua i biri i Naser Kelmendit.

E po ashtu janë publikuar emrat e personave të arrestuar.

Elvis Kelmendi (1978), Slobodan Tomaniq (1971), Harun Babiq (2000), Anel Sejfoviq (1987), Ajlin Ahmiq (1984), Amer Pehliq (1984) dhe Armin Kulasheviq (1984).

Lexo edhe:  Memli Krasniqi: Shpejt e harruan sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku, pushteti e do policinë vetëm për mburrje