Dalin detaje: Policia arrestoi vrasësin, ai dëshmoi se burri porositi vrasjen e gruas

Liridona Murseli u vra të mërkurën pas një grabitje të armatosur, derisa po udhëtonte me veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit, dhe dy fëmijët e tyre.

Nacionale ka mësuar se të arrestuarit janë vrasësi, dhe vet Naim Murseli.

Burimet tona kanë bërë me dije se Policia fillimisht ka arrestuar vrasësin, i cili më pas ka treguar se Murseli porositi vrasjen e saj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se sot janë arrestuar dy persona si të dyshuar për lidhje me rastin.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.” – ka thënë ajo.

Veç kësaj, Policia ka konfirmuar se po vazhdojnë bastisjet në dy lokacione në Gjakovë, prej ku vjen Murseli.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.” – ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  Pushuesi 48-vjeçar humb jetën në plazhin e Golemit