Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël?

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, pas postimit të fundit në rrjete sociale, ka nxitur spekulimet se është shtatzënë. Ajo ka ndarë një fotografi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram përmes së cilës ka shtuar spekulimet se po pret një bebe.

“Future baby mama” (nëna e ardhshme), ka shkruar Zeqiri në postimin e bërë nga Stambolli i Turqisë.

34-vjeçarja mori komente të shumta nga adhuruesit, të cilët e uronin për shtatzëninë duke i thënë se mezi po presin ta shohin si nënë.

Në fotografi shihet Zeqiri duke ekspozuar format e saj trupore, ndërkohë që është veshur me ngjyrë të kaltër.

Dafina Zeqiri është në lidhje me Kreshnik Gjergjin tash e gati një vit.

Lexo edhe:  S’ke b**ë ti të bësh si lojtare”, Kiara i kthehet Luizit: Aq kam sa s’ta pret mendja