Çmimi i arit në Kosovë kap shifrat rekorde
Çmimi i arit hyn në histori, thyen rekordin, 63 mijë dollarë amerikanë për një kilogramë. Kjo rritje ka ndikuar edhe në tregun kosovar.
Sipas Enver Pakashticës kryetar i Shoqatës së Artarëve, nga 50 euro sa ka qenë një gram ari javën e kaluar sot ai është rritur në 55-60 euro.
“Rritja e çmimit tashti është shqetësuese për ne shitësit. Ka rënë totalisht shitja. Njerëzit nuk duan të investojnë, sepse kanë frikë, presin rënien e çmimit. Nuk do të thotë se nuk bie çmimi.
Këto janë çmime që nuk varen prej nesh. Ne aty as qasje nuk kemi në bursë nuk mundemi as me kontrollue e as me ditë a po hip a bien. Ne po bimë keq te klientët, po bimë në keqkuptim.
Para dy jave e ka ble një produkt, sot vjen për të njëjtin produkt është 10 % më shtrenjt”, tha Pakashtica.
Ai thekson se lëvizja e çmimit të arit në bursën ndërkombëtare ndikon edhe në tregun tonë, ku sipas tij ata edhe po bien në pozita jo të mira para klientëve.
“Po dalim si gjysmëdallaverxhie që është e keqja. Ndryshe gjithmonë në kriza kur ka luftëra që po ndodhin në Izrael, Ukrainë lëviz çmimi i arit”, tha Pakashtica. Sipas tij, tregtia me ari në këtë periudhë është e vdekur nuk ka fare punë.
“Nuk ka martesa aty këtu ndonjë fejesë, por muajt e artë i kemi kur vjen diaspora, periudha e verës”, tha Pakashtica./IndeksOnline/
Për më shumë detaje për arin, shitjet online dhe çmimet videoja e plotë: