Çmenduri: Dy shoferë kosovarë ‘fluturojnë’ në autostradë, dënohen pasi vozitën deri në 205 km/h
Numri i aksidenteve sa po vjen e po shtohet në Kosovë dhe kjo si shkak i mos respektimit të rregullave në trafik. Edhe tejkalimi i shpejtësisë që është faktori kyç se pse ndodhin këto aksidente.
Së fundmi, Policia ka njoftuar se Njësia e Kontrollit të Autostradave ka gjobitur dy shoferë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në zonën e kufizuar deri në 120 km/h.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi 188 km/h, ndërsa shoferi tjetër duke drejtuar mjetin me shpejtësi 205 km/h.Të njëjtit janë gjobitur me 300€ dhe iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për 3 muaj.
