Çmenduri: Disa të rinj kosovarë çkyejnë dhe përdhosin flamurin kombëtar
Disa të rinj kanë xhiruar veten duke e përdhosur flamurin e Shqipërisë, që ka po ashtu një vend të veçantë në mesin e shqiptarëve të Kosovës.
Sipas pamjeve të siguruara nga indeks online, të rinjtë e xhirojnë veten duke e bërë këtë akt të shëmtuar.
Ata një herë e shkelin me këmbë, pastaj po ashtu e përdhosin duke e shkelur me makinë.
Po ashtu, dëgjohen disa të shara në këtë mes, me gjasë drejtuar këtyre të rinjve.