Clark alarmon: Serbia dorë e Rusisë, ekziston rreziku për të përdorur forcat në Kosovë

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, i cili në mars të vitit 1999 kishte dhënë urdhër për bombardimin ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe ka thënë se ekziston rreziku i një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor, në rast se Rusia nuk ndalohet në Ukrainë.

Ai gjatë një interviste online bashkë me kryeministrin Kurti për rrjetin e njohur televiziv amerikan, CNN, ka thënë se Serbia është dora e Rusisë në Ballkan.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë dhe i shërben interesave të saj. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur vjen koha ai do të bëjë atë që do Putini. E ajo që ai do nga Putini është sigurisht autoriteti për të përdorur forcat e tij në Kosovë, dhe sigurisht ndarja e Bosnjës dhe bërja e ‘Serbisë së Madhe’”, ka thënë Clark.

Sipas tij nëse në 30 vjetët e fundit ka pasur shumë dhunë e vrasje dhe është menduar se NATO-ja e ka ndaluar një gjë të tillë njëherë e përgjithmonë, por konflikti në Ukrainë dëshmon se ai problem mund të vijë në Ballkan.

Clark tutje ka thënë se NATO duhet të përfshihet në çlirimin e Ukrainës, ashtu siç bëri në Kosovë në vitin 1999.

Lexo edhe:  E rëndë: Humb jetën një punëtor në Prishtinë, ra nga kati i tretë i objektit ku punonte